Dështon takimi i Shahinit me studentët e Shkodrës

Ka dështuar takimi që studentët e Universitetit të Shkodrës kishin kërkuar me ministren e Arsimit, Besa Shahini, mbrëmjen e së premtes.

Edhe pse të dyja palët kanë qenë në ambientet e universitetit, takimi nuk është zhvilluar, argumenti ka qene i njëjtë, prezenca e kamerave. Studentët kanë thënë se Shahini ka refuzuar takimin pasi ata kanë kërkuar lejimin e kamerave, ndërsa ministrja e Arsimit, Besa Shahini sqaroi se takimi dështoi pasi studentët nuk donin të ishin të pranishme kamerat.

Dalja e Shahinit nga universiteti është shoqëruar me thirrjet “turp, turp” nga studentët, ndërsa Shahini përmes një postimi në Twitter shprehu keqardhje për situatën dhe tha se ishte në dispozicion për një takim tjetër kurdoherë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN