Dhuna ndaj lojtarëve të Skënderbeut, Partizani: Nuk kemi lidhje

Pasi lojtari i Kastriotit, Sokol Neziri la të spekulohej se shkaktarë të dhunës ndaj lojtarëve të Skënderbeut ishin tifozët e Partizanit, klubi i kuq reagoi.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, kryeqytetasit theksuan se mbështetësit e tyre janë më korrektët në stadiume. “Nuk e kuptojmë sesi lojtari Kastriotit Neziri arriti të identifikojë agresorët e sulmit ndaj lojtarëve të Skënderbeut, të cilët i ka cilësuar si pjesëtarë të tifozerisë së Partizanit, kur ndërkohë skuadra Kastriotit në ato momente ka qenë duke zhvilluar analizën në dhomat e zhveshjes”.

Ndër të tjera, klubi i Partizanit e dënoi incidentin e ndodhur në Fushë Krujë dhe theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të cenojnë aktorët e lojës së futbollit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN