Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë për buxhetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Ai falënderoi deputetin e Listës Serbe për bashkëpunimin gjatë kohës që shërbeu në qeverinë e tij. Njoftimin për shkarkimin e ministrit, Haradinaj e bëri përmes rrjetit social Facebook. Ndër të tjera shefi i qeverisë së Kosovës thotë se do të vijojë bashkëpunimin me komunitetin serb.

Haradinaj e ndërmori këtë vendim për t’i hapur rrugë aprovimit të buxhetit për vitin 2019, që bllokohej nga opozita pasi kërkonte shkarkimin e ministrit të bujqësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN