Higuain “ringjallet” te Chelsea, shënon dy gola në fitoren 5-0

Në ndeshjen e parë me londinezët e Chelsea-t, argjentinasi Higuain nuk mundi të linte gjurmë, madje mori edhe shumë kritika. Por në ndeshjen e dytë, ish-lojtari i Milanit, tregoi vlerat e tij duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5-0 të Chelsea-t ndaj Huddersfield.

Për t’u veçuar ishte goli i dytë. Sulmuesi realizoi me një goditje nga mbi 20 metra, duke mos I dhënë asnjë shans portierit të Huddersfield.

Po ashtu, edhe belgu Hazard arriti ta dërgojë dy herë topin në rrjetë në këtë ndeshje.

Me herët në Premier League, Tottenham mori një fitore minimale 1-0 ndaj Newcastle.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN