Katari triumfon në Kupën e Azisë

Katari fiton Kupën e Azisë 2019. Në finalen e parë në histori, skuadra e drejtuar nga Sançez Bas triumfoi 3-1 përballë Japonisë, përfaqësuese e cila është katër herë kampione e turneut.

Ndeshja në Abu Dabi nuk kishte shumë histori, me Katarin që kryesonte 2-0 pas pjesës së parë të lojës, ndërsa Afif mbylli gjithçka me golin e tretë, në minutat e fundit.

Një sukses i merituar ai i skuadrës që do të organizojë Botërorin e vitit 2022, pas ecurisë perfekte me 7 fitore në po kaq ndeshje të luajtura dhe vetëm një gol të pësuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN