Kërkohej për vrasje, shqiptari kryen grabitje në Athinë

Shqiptari Eno Mata sfidoi policinë greke duke kryer një grabitje në Athinë. Ai kërkohet nga autoritetet helene për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafiropulos, në tetor të 2017-s.

Së fundi bashkë me një person tjetër, grabitën një argjendari. Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat greke, Eno Mata shfaqet pa maskë ndërsa bashkëpunëtori i tij është i maskuar.

Sipas asaj që raportohet në mediat e shtetit fqinj, shqiptari ka kryer 3 grabitje që prej vrasjes së avokatit grek. Në njërën prej tyre, Mata la dhe një letër për policinë duke shkruar se ai është hajdut dhe jo vrasës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN