Maqedonia në NATO, protokolli nënshkruhet me 6 shkurt

Maqedonia nis rrugëtimin zyrtar drejt anëtarësimit në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg, njoftoi me anë të Twitter, se me 6 shkurt do të nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë.

Ceremonia do të zhvillohet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Pas këtij zhvillimi, çdo shtet anëtar duhet ta ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë. Pritet që ky proces të përfundojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Ky zhvillim vjen pas ratifikimit të marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë nga parlamenti grek.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN