Messi shënon dy herë, por Barça ndalet në “Camp Nou”

Barcelona nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen në “Camp Nou” ndaj skuadrës së Valencias duke i dhënë një mundësi të artë tashmë Atletico-s ta shkurtojë diferencën e pikëve në vetëm 3 pikë nëse do të fitojë ditën e diel ndaj Betis.

Valencia e pa veten në avantazhin e dy golave në minutën e 32 kur pasi realizuan Parejo dhe Gamerio, por Barça e udhëhequr nga Messi reagoi, por arriti të shënojë vetëm dy gola, të cilët mbajnë “firmën” e argjentinasit.

Messi shënoi me 11 metërsh në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 64-t e vulosi rezultatin në 2-2.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN