Pas SHBA, edhe Rusia tërhiqet nga traktati bërthamor

Rusia i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara me të njëjtën monedhë. Presidenti Vladimir Putin njoftoi largimin e vendit nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme.

Gjithashtu paralajmëroi se Rusia do të zhvillojë raketa që ishin të ndaluara nga pakti bërthamor. “Partnerët tanë Amerikanë thonë se po kryejnë studime për armë të reja. Të njëjtën gjë do të bëjmë dhe ne”, u shpreh Putin gjatë një takimi me ministrin e jashtëm, Sergej Lavrov dhe atë të mbrojtjes Sergej Shoigu.

Ndërkaq, një ditë më parë Uashingtoni pezulloi Traktatin duke akuzuar Moskën se ka zhvilluar armë të reja bërthamore që ishin të ndaluara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN