PD protestë në Mat, Basha vijon takimet në Mallakastër

Protesta e parë e Partisë Demokratike është zhvilluar këtë të shtunë në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit të Burrelit.

Për rreth 30 minuta, qytetarët e Burrelit marshuan drejt urës, duke bllokuar edhe rrugën kombëtare, duke shënuar kështu protestën e parë të paralajmëruar nga Partia Demokratike në disa qytete të vendit, para protestës së madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Mallakastër, ku vazhdoi turin e takimeve me qytetarët.

Basha: Rama harroi premtimin për naftëtarët

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN