Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Rruga e gabuar” godet grupin kriminal me 36 anëtarë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 18:48 | Kronikë
“Rruga e gabuar” godet grupin kriminal me 36 anëtarë

Në një deklaratë të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë i ditur finalizimi i operacionit të koduar “Rruga e Gabuar”, i cili ka goditur një grup kriminal me 36 anëtarë të dyshuar.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri të ditur se gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie "Arrest shtëpie".

https://a2news.com/2019/02/02/finalizimi-i-operacionit-rruga-e-gabuar-reagon-lleshaj/

Sipas policisë, ky grup kriminal siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE-së, si dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës SCHENGEN. Anëtarët e këtij grupi kriminal, pasi i pajisnin shtetasit me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt vendeve të BE-së, me linja ajrore ose tokësore e më pas drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke paguar shuma të konsiderueshme nga 10 mijë paund për në Mbretërinë e Bashkuar, deri në 20 mijë euro për në SHBA e Kanada.

Veliu u shpreh se ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në disa qytete të vendit, policia ka sekuestruar 4 laboratorë që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash “cash”, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".

A2 CNN Livestream

Dita jonë