Shkodër, sekuestrohen pasuritë e Bardhok Pllanajt

një personazh i njohur për mediat. Ai u arrestua pak muaj më parë për ndërtim të paligjshëm të një pallati 10-katësh.

Sipas prokurorisë, ai kishte nisur ndërtimin e godinës 10-katëshe duke e deklaruar të përfunduar në vitin 2018, por pas verifikimeve atij iu gjetën dhe pasuri të tjera. Duke marrë shkak nga pallati me vlerë 2 milionë euro prokuroria thotë se Bardhok Pllanaj nuk ka të ardhura të ligjshme për ndërtimin e tij duke e akuzuar dhe për pastrim parash.

Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Pllanaj arriti t’i shmangej kapjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN