Studentët vijojnë ngujimin te Drejtësia dhe Shkencat Sociale

Edhe këtë fundjavë, në Fakultetin e Drejtësisë nuk bëhet mësim. Fasha “bojkot” ende valëvitet në hyrje, e studentët vijojnë të hyjnë nga dritarja.

Të ngujuar që në ditët e para të janarit, ata që gjenden brenda këtyre ambienteve, kanë mbyllur dyert edhe për ata që duan të zhvillojnë mësim, e që janë detyruar t’i kthejnë ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në auditorët e tyre.

Ndonëse dekanati ka bërë thirrje që të lirohen ambientet që mbahen peng, në këtë fakultet shtohen vetëm akuzat dhe mesazhet që të ngujuarit lënë në xhamat e dyerve dhe dritareve.

Edhe hyrja e Fakultetit të Shkencave Sociale është pushtuar nga mesazhet kushtuar politikës, por në ndryshim nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, ata janë të unifikuar. Nuk do të ketë mësim edhe këtë javë. Pedagogët nga dje janë bërë bashkë me ta në protestë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN