Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Studimi: Kolonizatorët vranë aq shumë vendas në Amerikë sa ndryshuan edhe klimën

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2019, 09:52 | Bota
Studimi: Kolonizatorët vranë aq shumë vendas në Amerikë

Kur europianët mbërritën në Amerikë shkaktuan aq shumë vdekje dhe sëmundje sa që ndryshuan klimën globale, thotë një studim i fundit realizuar nga University College i Londrës.

Europianët vlerësohet që kanë vrarë rreth 56 milionë banorë indigjenë për 100 vite në Amerikën e Veriut, atë Qendrore dhe të Jugut, duke shkaktuar braktisjen e tokave pjellore dhe pyllëzimin e tyre. Rritja e numrit të pemëve në kontinent, me një sipërfaqeje sa ajo e Francës, bëri që të pakësohet dioksidi i karbonit në atmosferë.

Sipas studiuesve, nivelet e dioksidit të karbonit në vitin 1610 ndryshuan mjaftueshëm sa për të ftohur Tokën, ndërsa Kristofor Kolombi mbërriti përtej Atlantikut në vitin 1492. Deri më tani, studiues të ndryshëm pretendonin se ftohja e planetit në atë periudhë - e quajtur edhe Epoka e Vogël e Akullnajave – kishte ndodhur për shkaqe krejtësisht natyrore.

Por studimi i ri, që kombinon dëshmi arkeologjike, të dhëna historike dhe analiza karboni të gjetura në akullin arktik, tregon se këto ndryshime erdhën drejtpërdrejt si pasojë e mbërritjes së europianëve. “Të paktën për një herë arritëm që të ekuilibrojmë të gjitha të dhënat dhe të kuptojmë se kjo epokë e vogël e akullnajave ka ndodhur për shkak të gjenocidit të miliona personave”, tha Mark Maslin, një prej studiuesve, për CNN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë