Trafik droge, shqiptarët të përfshirë në Itali dhe Britani

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë.

Ata janë identifikuar si Pandeli Prifti 40 vjeç, Lulzim Ndreu 42 vjeç dhe Kujtim Rapushi 37 vjeç.

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Raguza, policia zbuloi dhe sekuestroi 50 kilogram marijuanë dhe 1 kilogramë kokainë.

Ndërkohë, drejtësia britanike ka dënuar me nga 6.6 vite burg, 3 shtetas shqiptarë për posedim dhe trafikim droge.

Ata janë identifikuar si Florenc Kola, Shpati Hakili dhe Nasied Mitro. Shqiptarët trafikonin kryesisht kokainë të cilësisë së parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN