Basket, Teuta dhe SHB Tirana fituese të kupës – A2

Basket, Teuta dhe SHB Tirana fituese të kupës

Teuta në basketboll për meshkuj dhe Shoqata e Basketbollit Tirana tek femrat janë fitueset e Kupës së Republikës për sezonin 2018-2019.

Tek meshkuj skuadra durrsake, e përforcuar së fundmi me disa lojtarë të huaj, mundi në finalen-derbi, rivalët e Goga Basket në shifrat 95-81 duke fituar këtë trofe për herë të tretë në histori.

Tek femrat, ekipi i sapoformuar “Shoqata Tirana” me në krye trajneren Mirza Alibegaj, mundi Flamurtarin me vetëm tri pikë diferencë në finale, 58-53, duke rrëmbyer një trofe për herë të parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2