Rafet Rudi, dirigjenti i “Nënë Terezës” çel sezonin në TKOB

Rafet Rudi, dirigjenti i cili ka drejtuar korin në Vatikan gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, vjen në Tiranë për të çelur sezonin, ku do të drejtojë orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Këtë të dielë është shfaqja e parë me pjesët e përzgjedhura, dhe dirigjenti kosovar i rrëfehet gazetares së A2CNN Luela Myftari.

Dirigjenti Rafet Rudi

“E ndjej veten të gëzuar dhe të kënaqur.  Do të kemi një pjesë a capella me pjesë shpirtërore dhe në pjesën e dytë do të luajmë Meshën e Mozartit, diçka që nuk shihet shpesh këtu”.

Sipas dirigjentit të lindur në Mitrovicë “në fushën e interpretimit dhe orkestrave Shqipëria është në nivel të lartë”,  edhe pse thekson që nuk ka një traditë po aq të madhe në pjesën e korit a capella.

 Kushtet e infrastrukturës gjithsesi duken  “disi të vështira” edhe pse thekson që “në Kosovë, kushtet e sallave koncertale nuk janë aspak më të mira”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN