Humb jetën pacienti në sanatorium, mjekët: Nuk ishte gripi i derrit

48-vjeçari Nikollaq Sula, prej 5 ditësh kurohej në reanimacionin e sanatoriumit. Burri nga Elbasani dyshohet të jetë viktima e parë e gripit të derrit, por pa një zyrtarizim nga Instituti i Shëndetit Publik, mjekët e lidhin vdekjen e tij me serinë e sëmundjeve kronike nga të cilat vuante.

“Kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u detyruam të fusnim në asistencë me frymëmarrje artificiale. Vuante edhe nga patologji kronike të mushkërive, ishte duhanpirës dhe konsumator i alkoolit. Nuk mundi të mbijetonte”

Alma Cani, shefe e repartit të reanimacionit në sanatorium

Cani konfirmon se në këtë spital ndodhen dhe 3 raste të tjera të dyshuara si grip derri.

“Në reanimacion janë tetë të sëmurë, por kanë ardhur për konfirmim, jo për grip derri, por grip sezonal”

Alma Cani, shefe e repartit të reanimacionit në sanatorium

Në spitalin “Shefqet Ndroqi, çdo ditë i drejtohen shërbimit të urgjencës rreth 80 persona. Prej një jave vendi ynë ndodhet në epidemi gripi. Dy viruset që qarkullojnë janë AH1N1, ose gripi i derrit, dhe AH1N3, gripi i pulave.

Shkarkoni aplikacionin e A2