Kërcënon Skënderbeu: Drejtësi ose tërhiqemi nga gara

Klubi i Skënderbeut ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me dhunën e ushtruar në dhomat e zhveshjes në Fushë Krujë ndaj lojtarëve korçarë në ndeshjen ndaj Kastriotit.

 Më anë të deklaratës, Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura, ndërsa kërkon vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

 Klubi i Skënderbeut kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirë organizuar, sipas tyre.

– Reagim Zyrtar ! Duke marrë shkas nga ngjarjet e pragndeshjes së sotme, KF Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura…

Gepostet von KF Skënderbeu am Samstag, 2. Februar 2019

Në rast të kundërt, thuhet në deklaratë, klubi do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund duke lënë nënkuptuar një tërheqje të parakohshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN