Lajm i hidhur për Napolin, e braktis kapiteni!

Pas fitores së bindshme kundër Sampdorias, një lajm i hidhur vjen për të gjithë tifozët e Napolit. Kapiteni Marek Hamsik duket se ka pranuar ofertën tunduese të një ekipi kinez dhe do të braktisë Serie A.

Sipas mediave sportive italiane, mesfushori sllovak ka pranuar ofertën e ekipit Dalian, i cili i ka ofruar lojtarit 31 vjeçar një kontratë tre vjeçare prej 9 milionë euro në vit, plus 20 milionë euro drejt klubit italian.

Një ofertë e tillë nuk mund të mos pranohej, për lojtarin që edhe pse kapiten rekordmen (ajo me Sampdoriën ishte ndeshja e tij e 520) këtë vit kishte probleme për të luajtur me vazhdimësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN