Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbanin stema me kafka pas vrasjes së parë, trupat britanike krahasohen me nazistët

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 20:23 | Bota

Ushtarët e Forcave Speciale Ajrore britanike janë urdhëruar që të mos mbajnë më stema me kafka në uniformat e tyre, pasi duken si emblema naziste.

Disa prej ushtarëve të njësisë speciale mbanin stemë me kafkë pasi kishin kryer vrasjen e tyre të parë në operacionet ushtarake, një praktikë që ka nisur pas misioneve në Irak përkrah forcave të marinës amerikane “Navy Seals”.

Por sipas raportimeve në mediat britanike zyrtarët i kanë urdhëruar ushtarët që të emblema që ata përdornin, marrë nga personazhi i filmave “The Punisher”, ngjasonte shumë me kafkat e mbajtura nga forcat SS të Hitlerit.

Divizioni “Totenkopf” brenda këtyr forcave kishte si detyrë ruajtjen dhe administrimin e kampeve të përqendrimit, çka e bën edhe më të rëndë krahasimin.

Por një ish-rreshter i forcave SAS që ka shërbyer në Irak, Trevor Coult, e quajti këtë vendim qesharak dhe thjesht “politikisht korrekt”. E pyetur për rastin nga “Daily Mail”, Ministria britanike e Mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë