Meta me banorët e “Astirit”: Së shpejti qëndrim zyrtar mbi çështjen – A2

Meta me banorët e “Astirit”: Së shpejti qëndrim zyrtar mbi çështjen

Presidenti Ilir Meta priti sot një delegacion të banorëve të prekur në zonën e “Astirit” nga projekti i Unazës së Madhe.

Presidenti dëgjoi ankesat e banorëve dhe më pas theksoi se ka ndjekur “me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale” zhvillimet e ngjarjes.

Meta nënvizoi faktin që presidenca ka kërkuar informacion shterues mbi këtë çështje, dhe që së shpejti do të mbajë një qëndrim zyrtar në përputhje me Kushtetutën.

Shkarkoni aplikacionin e A2