Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta: Të anulohet projekti i Unazës në “Astir”, të hapen procedurat për një projekt të ri

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 14:34 | Aktualitet
Meta: Të anulohet projekti i Unazës në “Astir”,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar zyrtarisht mbi projektin e “Unazës së Re”, pasi priti  sot një delegacion të banorëve të prekur në zonën e Astirit nga projekti i Unazës së Madhe.

Presidenti dëgjoi ankesat e banorëve dhe më pas theksoi se ka ndjekur “me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale” zhvillimet e ngjarjes.

Pak pas takimit Presidenca doli me një qëndrim zyrtar, shumë i gjatë dhe të detajuar,  ku thuhet se duke marrë parasysh faktin se ka kaluar më shumë se 75 ditë nga kërkesa fillestare e Presidentit, dhe Institucionet “ende nuk kanë kthyer një përgjigje mbi informacionin e kërkuar”, kërkon të “merren masa të menjëhershme”.

Në veçanti, Meta kërkon anulimin e Projektit për “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, anulimin  e “çdo procedurë prokurimi që po realizohet bazuar në projektin ekzistues me qëllim ruajtjen e financave publike”, pezullimin e "çdo procedure shpronësimi për interes publik" si dhe nisja e procedurave “me garë të hapur për të realizuar një Projekt të Ri, i cili do të duhet të ofrojë zgjidhjen më të mirë  teknike për zhvillimin urban të Tiranës”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1092068233673404417

Nuk ka munguar reagimi në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter deklaron që “e vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës. Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra "ligjore" dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes ”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë