Miratohet projektligji për delegacionin Kosovë-Serbi

Me 61 vota pro Kuvendi i Kosovës, votoi në parim Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Seanca ka zgjatur më tepër se 4 orë dhe është shoqëruar nga debate të shumta e akuza të ndërsjella.

 Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, duke prezantuar projektligjin, tha se “ai rregullon atë se çka mund të negociohet dhe çka nuk mund të negociohet, në dialogun me Serbinë”.

Projektligji u kundërshtua nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësuesit e të cilave u shprehen se ligji në fjalë i jep legjitimitet dhe mbështetje të plotë politike presidentit, Hashim Thaçi dhe legalizon planet e tij për “copëtim” të Kosovës e nuk kufizon punën e presidentit dhe “iniciativat” që ai prezanton.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN