Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mision i Pamundur... dhe i pafund, zbulohen datat për dy filmat e rinj

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 18:33 | Showbiz

Pak javë pasi Tom Cruise konfirmoi se do të ketë dy “misione” të reja, Paramount Pictures konfirmoi datat e shfaqjes në kinema të dy filmave të rinj “Mision i Pamundur”. Sipas kompanisë së prodhimit të filmave, “Mission Impossible 7” do të shfaqet për herë të parë në 23 korrik 2021, ndërsa 8-a do ta ndjekë një vit më vonë, më 5 gusht 2022.

Tpm Cruise do të rikthehet kështu si agjenti Ethan Hunt, që shpëton botën nga kolapsi, ndërsa Christopher McQuarrie do të jetë skenarist dhe regjisor i të dy filmave.

Seria e gjashtë e filmave, që u shfaq vitin e kaluar, vendosi një rekord në SHBA dhe në botë për arkëtimet, duke siguruar 220,1 milionë dollarë në Amerikë dhe 791,1 milionë në mbarë botën, me një buxhet prej 178 milionë dollarësh. Ndërsa të gjithë filmat bashkë deri tani kanë siguruar 1,1 miliardë dollarë në SHBA dhe 3,5 miliardë në mbarë botën.

Filmi i parë “Mission Impossible” është shfaqur në vitin e largët 1996, ndërsa seritë e tjera kanë pasuar me disa vite distancë, 2000, 2006, 2011, 2015 dhe 2018. Por pasi ndërpreu bashkëpunimin për një seri të re që kishte nisur, atë të personazhit Jack Reacher, duket se Cruise ka mjaft kohë në dispozicion për të xhiruar shpejt dy filmat e rinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë