Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përdhunimi i 13-vjeçares, burg 7 adoleshentëve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2019, 15:09 | Kronikë
Përdhunimi i 13-vjeçares, burg 7 adoleshentëve

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg” për 7 adoleshentët e arrestuar të shtunën, akuzuar për abuzimin seksual në grup me një të mitur 13-vjeçare në shkollën “Rilindja” në Kavajë.

Mbi të miturit rëndon akuza e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në kërkim është shpallu dhe një tjetër 15-vjeçar, i cili ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë që u denoncua fillimisht nga ish-kryeministri Berisha.

Mendohet se kane qene 16 persona që kanë abuzuar me 13-vjeçaren, ndërsa ajo nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu