Reagon Rama: Meta kërkon rrëmujë, është drejtuesi i opozitës

Pas deklaratave të presidentit Meta, që kërkoi anulim të projektit të Unazës së madhe, ka reaguar menjëherë kryeministri Rama.

Në një postim në Twitter Rama e ka quajtur presidentin si opozitarin më të fortë. ”E vërteta është se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës.

”Kushtetutën e lexon njësoj si ata. Qeverinë e urren njësoj si ata. Rrëmujën e uron njësoj si ata. Po ndryshe nga ata, ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e gajles” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2