Sigurimet në alarm: Aksidentet pa autorë, ne duhet të paguajmë

Kompanitë e sigurimit japin alarmin për shtimin e numrit të aksidenteve me pasojë vdekjen, ku shkaktarët nuk kapen nga policia dhe nuk dënohen nga institucionet.

Një situatë që ka shkaktuar shtimin e detyrimeve, që duhen paguar. 

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë dhe Byroja Shqiptare e Sigurimeve theksojnë se rritja e numrit të aksidenteve me shkaktarë të paidentifikuar është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të detyrimeve të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ndaj qytetarëve shqiptarë e të huaj.

 Kompanitë iu bëjnë thirrje institucioneve që të marrin masa të menjëhershme lidhur me zbulimin e autorëve të këtyre veprave penale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN