Skandal për guvernatorin demokrat në Virginia, zbulohet fotografia raciste – A2

Skandal për guvernatorin demokrat në Virginia, zbulohet fotografia raciste

Në Shtetet e Bashkuara debati mbi racizmin ka gjetur sot një kulm të ri, dhe këtë herë jo për akuzat ndaj presidentit Donald Trump.

Guvernatori demokrat i shtetit të Virginias, Ralph Northam është në qendër të akuzave të opinionit publik  për një fotografi të vjetër ku ka dalë “i ngjyrosur” në prani të një personi të maskuar me kapuçin e Ku Klux Klanit.   

Fotografia i përket viteve të universitetit, dhe shkakton shumë bujë në Virginia që ka qenë një ndër shtetet që ka patur historikisht probleme raciale, ku kanë ekzistuar plantacione ku punonin si skllevër afro amerikanët.

Guvernatori Ralph Northam

Në ngritjen e polemikave nuk ndihmoi as qëndrimi i guvernatorit, i cili fillimisht kërkoi ndjesë, dhe më pas u tërhoq duke thënë që nuk ishte ai në foto.

Nancy Pelosi gjykoi fotografinë si “raciste dhe në kundërshtim me vlerat amerikane” dhe ftoi guvernatorin të bënte “gjënë e duhur”, duke nënkuptuar dorëheqjen.

Për momentin guvernatori mohoi dorëheqjet, që në Virginia do të ishin të parat në historinë e Shtetit nga vitet e luftës civile, në shekulin e 19-të.

Shkarkoni aplikacionin e A2