United rikthehet te fitorja, Rashford si Giggs

Askush nuk ka përfituar më tepër se sa Marcus Rashford nga mbërritja e Ole Gunnar Solskjaer në drejtim të Manchester United, dhe sulmuesi i ri festoi më së miri ndeshjen e tij të 100 në Premier League duke shënuar golin e fitores kundër Leicster, për të afruar “Djajtë e Kuq” edhe më tepër në zonën e Champions League.

Goli i vetëm i takimit, i shënuar nga sulmuesi 21-vjeçar, i dha norvegjezit fitoren e 9 në 10 ndeshje në drejtim të United, edhe pse gjatë takimit pati momente kur Leicester ishte superior dhe pati mjaft raste për të barazuar.

Norvegjezi kishte zgjedhur Rafshord në vend të Lukakut për të kryesuar sulmin dhe anglezi ia shpërbleu më së miri. Në moshën 21 vjeç e 95 ditë, Rafshord u bë edhe lojtari më i ri i United që arrin të luajë 100 ndeshje në Premier League, që prej Ryan Giggs në dhjetor të vitit 1993.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN