Ushtria fillon të braktisë Maduron, gjenerali venezuelas publikon videon

Në Venezuelë, edhe ushtria po fillon të braktisë Nicolas Maduron. Në një video në Youtube, gjenerali i forcave ajërore Francisco Yanez  deklaroi të shtunën vendimin e tij për t’iu bashkuar protestuesve antiqeveritarë.

Yanez është gjenerali i parë që i bashkohet revoltës së kryesuar nga kryetari i Parlamentit Juan Guaido, që ka gjetur  përkrahjen e shumë vendeve perëndimore, me Shtetet e Bashkuara në krye.

Në videon e shpërndarë, gjenerali deklaron se transicioni drejt demokracisë
është i afërt dhe se sipas tij 90%  e forcave të armatosura janë kundra presidentit Maduro.

Video e gjeneralit Yanez

Vlen të theksohet që deri pak muaj më parë ka qenë pikërisht ushtria ka mbajtur Maduron në fuqi, duke shpërndarë protestat dhe arrestuar qindra opozitarë të Qeverisë.

Vendi i Amerikës Jugore, tashmë i sfilitur nga kriza politike dhe ekonomike që ka rrënuar mirëqenien e shtetit me 31 milionë banorë, ka arritur një moment kulminant me liderin e opozitës dhe njëkohësisht  kreun e Parlamentit Juan Guaido që është vetëshpallur president i përkohshëm deri në zgjedhjet e reja.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN