Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atalanta me ritme për Champions, Lazio nuk ngelet mbrapa

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 23:35 | Futboll

Atalanta nuk ndalet më. Ekipi i drejtuar nga Gasperini konfirmohet si ekipi më në formë të Serie A, dhe pas fitores së bujshme me Juventusin në Kupë, nuk zhgënjen edhe në kampionat.

Atalanta mundi Cagliarin me një gol të zviceranit Hateboer, duke treguar tashmë edhe maturinë e duhur për të fituar ndeshje jashtë shtëpisë.  U aktivizuan si shpesh herë ndodh kohët e fundit edhe portieri Etrit Berisha si dhe Berat Gjimshiti, që po shndërrohet në element të padiskutueshëm të mbrojtjes.

Caicedo i Lazios

  Më herët, Lazios i mjaftoi një gol i “bomberit” zëvendësues Caicedo  për të kaluar në Romë ekipin modest të Frozinones. Por fitorja nuk ka qenë i lehtë, madje kuqeziu Strakosha ka qenë protagonist i disa pritjeve të mëdha që kanë ruajtur rezultatin.

Me trepikëshin, Lazio arrin Romën dhe Atalantën në kuotën e 35 pikëve, në garë për vendin e katërt që siguron aksesin në Champions League.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani