Basha nga Lezha: Merrni në dorë fatin tuaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në qytetin e Lezhës për të thirrur gjithë mbështetësit të tij në protestën e 16 shkurtit.

“Me 16 shkurt ju thërrasim të zgjidhni kontratën me këtë bandë që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh Basha para qytetarëve të Lezhës.

Teksa takoi qytetarët, Basha u tha qytetarëve se ata nuk ua kanë dhënë votën Ramës, por sipas tij, Kryeministri ua vodhi. Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi ndaj jush. Ju votën nuk ia keni dhënë. Ai votën e ka vjedhur, dhe e ka marrë me banditë e me kriminelë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të zgjidhim këtë kontratë një orë e më parë. Këtë kontratë e zgjidhni ju. Populli në shesh, më 16 shkurt, e zgjidh këtë kontratë. Partitë politike duhet të vijnë në pushtet me votë e duhet të largohen nga pushteti me votë. Më 16 shkurt nuk ju thërrasim për të na çuar ne në karrigen e pushtetit. Ne duam zgjedhje. Në duam që të ju të vendosni me votë. Shikoni programin ekonomik dhe vendosni a ju a zgjidh programi ynë hallet dhe problemet dhe të votoni. Nëse ne e zbatojmë këtë program, përsëri me votë na vlerësoni. Me 16 shkurt po ju thërrasim të zgjidhni kontratën me këtë bandë që ka uzurpuar pushtetin dhe që s’ka asnjë lidhje me shqiptarët. Jini masivisht në Tiranë dhe merrni në dorë fatin tuaj!”, tha kreu demokrat.

Pas takimeve në qytetin e Lezhë , Basha u zhvendos në Shëngjin, ku do të takohet me peshkatarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN