BE e shqetësuar për SPAK, takim me prokurorët

Kanë pritur orën 16 prokurorët dhe gjyqtaret që të paraqiten në një takim informal të thirrur nga Euralius.

Agjenda e takimit kishte si qëllim apelin për aplikim e njerëzve të drejtësisë për SPAK, ndërsa bashkë me të u theksuan edhe mesazhet që ndërkombëtarët kanë dhënë dhe eksperienca e tyre për ngritjen e këtyre institucioneve.

Në dalje nga mbledhja , ambasadori i BE Luigi Soreca, nënvizoi faktin se mungojnë aplikimet për SPAK-un por  “mirë do të ishte të kishim edhe të tjera, në mënyrë që te mund të kishim një përgjigje më cilësore”.

Ambasadori vijoi duke treguar që “ po flasim me të gjithë ata që janë të interesuar për të aplikuar për të treguar edhe një herë sa i rëndësishëm është ky moment”. Një moment që akoma më shumë se “për anëtarësimin në BE”, ajo është e rëndësishme për “qytetarët e thjeshtë shqiptarë”.  

Deri më tani, kandidaturat e paraqitura për SPAK-un kanë qenë vetëm 11, një shifër që preokupon ndërkombëtarët.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN