Beteja e pedagogëve për arsimin e lartë, sot nis greva

Pedagogia Enriketa Papa ishte e ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2CNN ku foli për nisjen e grevës së pedagogëve ditën e sotme.

Ajo u shpreh se ligji i arsimit të lartë është kundërshtuar nga pedagogët që prej vitit 2014, ndërsa tashmë kanë nisur grevën.

“Ne paralajmëruam një afat më 1 shkurt për të marrë një përgjigje nga qeveria për kërkesat tona, ndërsa sot ne kemi vendosur si asamble për t’u mbledhur, për të diskutuar për hapat që do të marrim më tej. Asambleja e Shkencave Sociale ka nisur grevën që prej orës 9. Momentin që do të vendoset nga pedagogët për grevë, apo për bojkot, edhe studentët do të bashkëngjiten. Ne e kemi kundërshtuar ligjin e arsimit të lartë që prej vitit 2014. Në fillim i lamë studentët të protestojnë për të mos e instrumentalizuar grevën e tyre”, tha ndër të tjera pedagogia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN