Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Brexit, Nissan braktis planet për prodhimin në Angli

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 15:43 | Ekonomi
Brexit, Nissan braktis planet për prodhimin në Angli

Prodhuesi i automjeteve Nissan ka braktisur planet për të ndërtuar modelin e saj X-Trail të fuoristradave në Britani dhe do të prodhojë vetëm në Japoni. Kjo vërteton vetëm dy muaj para Brexit se dalja e Britanisë nga unioni vështirëson planifikimin për të ardhmen.

Kërkesa në rënie për makina nafte në Europë ka detyruar Nissan të investojë në teknologji të tjera dhe të reduktojë kostot. Vetëm vitin e kaluar, kompania shkurtoi qindra vende pune në një fabrikë në Sunderland, në veri të Anglisë.

Vetë ministri për biznesin, Greg Clark, e ka quajtur tërheqjen e Nissan një goditje të madhe për rajonin.

Braktisja e prodhimit në Britani vjen vetëm pak ditë pasi hyri në fuqi marrëveshja për tregti të lirë mes Bashkimi Europian dhe Japonisë, duke hequr tarifat prej 10% ndaj makinave të importuara japoneze.

Shumë kompani japoneze e kanë parë Britaninë prej një kohe të gjatë si portën e hyrjes në Europë, por Brexit e ka vendosur këtë në dyshim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë