Eksperti Sulka: Ja pse dështoi reforma e arsimit profesional

Për ekspertët e ekonomisë, qeveria e evidentoi qartë nevojën e tregut të punës për zanate, por e la nismën e zhvillimit të arsimit profesional vetëm në kuadrin e marketingut.

Kastriot Sulka, ish zv.ministër i Punës shpjegon se që të jetë e suksesshme, reforma duhet të mbështetej nga fonde për ngritjen e laboratorëve dhe klasave që të rinjtë të marrin njohuritë që duhen, gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas Sulkës, pagesat e ulëta janë arsyeja kryesore pse të rinjtë nuk preferojnë zanatet, edhe pse tregu ka kërkesë për to. Eksperti i punësimit i sugjeron qeverisë që të rrisë pagat, si një formë që të nxisë interesin e të rinjve për t’u punësuar edhe në sektorë të që kërkojnë arsim profesional, duke frenuar kështu edhe emigracionin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN