Gjendet një trup në mbetjet e avionit të Emiliano Salas

Një trup është parë nga kërkuesit në mbetjet e avionit në të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson.

Gjatë kërkimeve të dielën, u gjetën mbetjet e avionit Piper Malibu pranë brigjeve të Guernseyt, thuajse dy javë pasi ai u zhduk nga radarët ndërsa po udhëtonte nga Nanta për nër Kardif. Skuadra e kërkimit tani po merr në konsideratë hapat e mëtejshëm për rikuperimin e trupit dhe mbetjeve të avionit, duke u konsultuar me familjarët e pilotit dhe futbollistit.

Një pajisje e komanduar në distancë regjistroi pamje në thellësi të ujërave dhe pas analizimit të tyre është dalë në përfundimin që brenda ndodhet një trup.

Pas ndërprerjes së kërkimeve nga autoritetet zyrtare, menaxheri i tij ngriti një fond ku kontribuan edhe futbollistë të shumtë për vazhdimin e kërkimeve në mënyrë private.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN