Jahti më i madh në botë, do të kushtojë 684 milionë euro | FOTO

Për momentin është vetëm një projekt, por shumë shpejt do të lundrojë dete e oqeane… Dhe kur ta bëjë këtë, do të jetë jahti më i madh në botë. Projekti kolosal “Valkyrie” do të sjellë një jaht 229 metra të gjatë, sa 24 autobusë të parkuar rresht, ose dy fusha futbolli.

Sipas projektuesve ai do të kushtojë 684 milionë euro dhe dot ë thyejë rekordin e gjatësisë (180 metra) të mbajtur nga superjahti “Azzam”, në pronësi të kreut të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“Valkyrie” mund të mbajë në bord 52 të ftuar dhe 92 anëtarë të ekuipazhit dhe do të mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 25 nyjesh detare, ose mbi 46 km/h. Jahti do të ketë një kazino në bord, kinema, restorante dhe madje edhe galeri arti.

Por edhe pse duket një objekt luksi i denjë për më të pasurit e botës, projektuesi Chulhun Park thotë se dëshiron që mjeti të përdoret si një “vend lundrues argëtimi”.