Kriza në Venezuelë, Maduro nuk përjashton luftën civile

Presidenti venezuelian Nikolas Maduro tha se nuk e përjashton mundësinë e një lufte civile, ndërsa përballet me trysni në rritje për tu dorëhequr.

Në një intervistë televizive, ai paralajmëroi se presidenti amerikan Donald Trump do të largohej i gjakosur nga Shtëpia e Bardhë nëse do të ndërhynte në krizë.

Maduro refuzoi gjithashtu ultimatumin e Bashkimit Europian për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lideri i opozitës, Huan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm muajin e kaluar, pas protestave masive antiqeveritare, duke fituar mbështetjen e SHBA.

Ai tha të dielën se do të krijonte një koalicion ndërkombëtar për të adresuar krizën humanitare në Venezuelë, por Maduro e akuzoi për organizimin e një grushti shteti.

  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti me 4 viktima ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër
  • LAJMI I FUNDIT | Aksidenti në Elbasan, tre makina të përfshira