Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ministrja: Mos shkoni të studioni në Mbretërinë e Bashkuar!

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 23:10 | Bota
Ministrja: Mos shkoni të studioni në Mbretërinë e Bashkuar!

Oksfordi, Kambrixhi, universitetet e Londrës, janë destinacione nga më të preferuarat në Evropë për studentët universitarë. Por jo për të gjithë.

Norvegjia ka ftuar studentët e saj të mos shkojnë për të studiuar më në Mbretërinë e Bashkuar, në rast Brexit.

Ftesa vjen nga vetë ministrja e Shkencës dhe Arsimit të Lartë norvegjez, Iselin Nybo, duke shtuar që “ka shumë paqartësi rreth Brexit. Në qoftë se je një student dhe po mendon të shkosh jashtë Norvegjisë për të studiuar, do të rekomandoja vende të tjera që nuk janë Britania e Madhe”.

Reagimi i anglezëve ka qenë i menjëhershëm, me ambasadorin anglez Richard Wood që ka deklaruar që frika norvegjeze është e pabazë.  “Mbretëria e Bashkuar do të jetë një vend atraktiv për të studiuar. Shpresoj të jetë gjithmonë kështu”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli