Përmbytjet në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë dalin në rrugë – A2

Përmbytjet në Australi, krokodilët dhe gjarpërinjtë dalin në rrugë

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e shtëpive dhe rrugëve në veri lindje të Australisë, banorët atje janë tmerruar nga dalja nëpër rrugë e krokodilëve eh gjarpërinjve. Vërshimi i furishëm i ujit thuajse ka përmbytur plotësisht qytetin Taunsvill në Kuinsland, duke i lënë njerëzit pa energji elektrike.

E si për ta bërë më të tmerrshme situatën, fotot e krokodilëve që kanë dalë në rrugë për t’i shpëtuar ujit kanë qarkulluar me shpejtësi në internet. Të dielën autoritetet u detyruan të hapnin dyert e digës së lumit Ros për të shmangur shembjen e saj, duke lëshuar në qytet 1900 metra kub ujë për sekondë

Sikur të mos mjaftonte, meteorologët kanë parashikuar më shumë shi në ditët në vazhdim, ndërsa njerëzit kanë zbrazur raftet e supermarketeve duke u furnizuar me ushqime për të përballuar izolimin. Sipas kryeministres së shtetit të Kuinsland, Annastacia Palaszczuk, kjo përmbytje është një ngjarje që ndodh një herë në 100 vjet.

Shkarkoni aplikacionin e A2