Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkurti sjell rritje temperaturash në Shqipëri dhe Europë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 11:21 | Aktualitet
Shkurti sjell rritje temperaturash në Shqipëri dhe Europë

Masa ajrore të ngrohta kanë pushtuar 90% të Europës në këto ditë të para të shkurtit duke shënuar në Jug të kontinentit temperatura deri në 24°C. Pritet që pjesa e parë e shkurtit por edhe i gjithë muaji në përgjithësi, sjell në Europë temperatura të larta por me ngjarje të motit ekstrem si stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive; zonat më të prekura do të jenë ato perëndimore dhe juglindore.

Ndërsa pozitive paraqitet tabloja shqiptare e motit, pasi kjo javë por edhe 15-ditëshi i parë i muajit shkurt sjell më tepër kthjellime ndërsa reshjet do jenë më pak të pranishme. Pritet që reshjet të jenë kryesisht shira si pasojë e temperaturave të cilat mbeten të larta në gjysmën e parë të shkurtit duke përjashtuar datat 7-8 shkurt dhe datat 11-12 kur pritet rënie e temperaturave, kryesisht në verilindje.

Me një vlerësim paraprak, edhe pjesa e dytë e shkurtit 2019 nuk sjell ndryshime shumë të mëdha të temperaturave por pritet një anomali në fushën e reshjeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani