Tragjedia në liqenin e Shkodrës, arrestohet murgu i Manastirit – A2

Tragjedia në liqenin e Shkodrës, arrestohet murgu i Manastirit

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në liqenin e Shkodrës, ku një familje nga Mali i Zi me tre anëtarë dhe një person tjetër u mbytën pasi varka e tyre u përmbys, autoritetet shqiptare kanë marrë masa për të parandaluar ngjarje të tjera.

Siç raporton korrespondenti i A2 CNN në Shkodër, Gjon Gjeka, policia kufitare u ka bërë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lundrimin në liqen, kryesisht peshkatarëve që dalin edhe më shpesh.

Policia e Malit të Zi vazhdon kërkimet për trupat e personave të mbytur, pasi një ditë më parë është bërë e mundur vetëm nxjerrja e një trupi. Në ndihmë të autoriteteve të vendit fqinj kanë ardhur edhe ato shqiptare, pasi kërkimet do të shtrihen edhe në pjesën tonë të kufirit. Por për shkak të motit të keq dhe turbullirave në ujë, është thuajse e pamundur që të shihet dhe të identifikohen trupat.

Nesreca Skadarsko jezero Kumburovici i Vujosrvic foto Zoran Djuric

Të dielën në mbrëmje, autoritetet në Mal të Zi arrestuan edhe Goran Kimpanov, një murg në Manastirin Vranjinës, i cili akuzohet për cënim të sigurisë, pasi ishte ai që drejtonte varkën që po kthente njerëzit në breg nga Manastiri.

Një ditë më parë, Jana Kumborovic, e cila ishte edhe shtatzënë, bashkëshorti i saj Ratko, fëmija 12-vjeçar dhe Darko Vujosevic, një mik i tyre, humbën jetën kur varka me të cilën po udhëtonin u përmbys.

Shkarkoni aplikacionin e A2