Turqia i kërkon Shqipërisë bashkëpunim të thelluar ndaj terrorizmit

Gjatë një vizite në Turqi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar me homologun e tij turk Süleyman Soylu.

Mësohet se ministri i Brendshëm i Turqisë e vuri theksin në krijimin e një klime më të ngushtë komunikimi mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit, për të cilat kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Lleshaj në fjalën e tij ndau qëndrime të njëjta me homologun turk lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe shprehu angazhimin për një intensifikim të përpjekjeve për të adresuar së bashku çështje të rendit, sigurisë, migracionit të paligjshëm, luftës kundër narkotikëve dhe terrorizmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN