Volejboll, shqiptarja fiton Kupën e Italisë

Sukses i jashtëzakonshëm për volejbollisten shqiptare Erblira Bici. Talentja shqiptare e rrjetës ka fituar Kupën e Italisë në Serie A të volejbollit me skuadrën e saj të Novarës pasi fitores me set final 3-2 ndaj Coneglianos.

Bici, e cila është pjesë dhe një nga lojtaret më të rëndësishme të kombëtares shqiptare, fiton për herë të parë në karrierë një trofe të kësaj rëndësie. Ajo u bë pjesë e Novarës këtë sezon pasi një vit më parë ishte luante në radhët e Torinos, një kategori më poshtë.

23-vjeçarja, është një ndër pikëshënueset më të mira të skuadrës dhe një ndër talentet më të spikatura në kampionatin Italian të volejbollit për femra.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN