Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vucic vë kusht edhe Trepçën për dialogun

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2019, 16:02 | Kosova
Vucic vë kusht edhe Trepçën për dialogun

Përveç heqjes së taksës, presidenti serb Aleksandër Vucic, vendos edhe Trepçën si kusht për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Mediat serbe citojnë Vucic të thotë se ngërçi aktual mund të tejkalohet vetëm kur Kosova ta heqë dorë nga tarifat dhe provokimet e tilla, si ai i ndryshimit të statusit të Trepçës.

Zyrtarët e bashkimit europian të përfshirë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë thonë se në momentin e heqjes së taksave ndaj importeve serbe, bisedimet do të rinisin që të nesërmen. Ndërkaq, shefi I diplomacisë serbe, Ivica Dacic, pretendon se SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe Polonia kundërshtojnë që situata në Kosovë të futet në rend dite në mbledhjen e ardhshme të këshillit të sigurimit të OKB. Sipas tij është hera e parë që Këshilli i Sigurimit nuk miraton rendin e ditës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani