Zaimi: Po synohet copëtimi i Kosovës, autorët kanë arsye personale – A2

Zaimi: Po synohet copëtimi i Kosovës, autorët kanë arsye personale

Arbër Zaimi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2CNN. Ai foli për mbështetjen që partia ku ai bën pjesë i ka bërë studentëve në vendin tonë në plotësimin e kërkesave të tyre, por ndër të tjera dhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zaimi theksoi se politika në Kosovë ka arsye personale që synon ndryshimin e kufijve. “Situata në Kosovë po dramatizohet në mënyrë të padrejtë. Në terren nuk ka kërcënime reale, por kjo ndodh vetëm nga forcat politike. Edhe në Shqipëri shumë faktorë janë kundër marrëveshjes për copëtimin e Kosovës. Nuk po premtohet shumë shpejt as hapja e negociatave, as liberalizimi i vizave. Tensioni është artificial bëhet nga disa faktorë politik në Kosovë, të cilët duhet ta shfrytëzojnë këtë marrëveshje për ta bërë veten të paprekshëm dhe me imunitet nga përndjekja që po iu kërcënohet nga Gjykata Speciale. Ata sot nuk kanë imunitet dhe po iu shtrëngohet laku. As populli nuk po i mbron më. Nga Kryeministri shqiptar po shohim një nxitim për ta mbështetur këtë marrëveshje. Kushtet nuk janë pjekur në këtë moment.

Më tej, ai foli edhe për Kryeministrin Rama duke u shprehur se qëndrimet e tij po shkojnë në favor të Putin dhe Rusisë.

“Zoti Rama bëri një gafë të madhe kur doli kundër Trump dhe sot kur ka një paqëndrueshmëri në politikën e jashtme të Amerikës, Rama po mban një linjë që shkon në favor të Putin dhe Rusisë. Moska ka interes që të stabilizohet një precedent që ta përdorë atë më pas edhe për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ne po ua japin këtë precedentë, por ne nuk duhet të paguajmë kostot e shprehjeve të gabuara të zotit Rama. Ai nuk mund ta ndryshojë doktrinën e politikës së jashtme të Shqipërisë”, tha Zaimi”, tha Zaimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2