Aktori hollivudian: Më përdhunoi shoqen, doja të vrisja

Kritikat kanë vërshuar ndaj aktorit të famshëm të Hollivudit Liam Neeson, pas një intervistë të këtij të fundit ku rrëfeu se ka dashur të vriste përdhunuesin e një mikeje të tij.

Neeson foli për “The Independent” duke e etiketuar përdhunuesin si një “bastard të zi”. Ngjarja kishte ndodhur shumë vite më parë, ndërsa aktori ka rrëfyer se ka dalë në rrugë me një shufër hekuri me shpresën për ta takuar dhe ta vriste autorin.

“Por, reagimi im i menjëhershëm ishte… E pyeta nëse njihte se kush ishte? Jo. Çfarë ngjyre kishte? Më tha se ishte i zi. Dola lart e poshtë me një shufër hekuri, me shpresën se do të më afrohej dikush – e them i turpëruar – dhe e kam bërë këtë për ndoshta një javë, duke shpresuar se ndonjë bastard i zi do të dilte nga ndonjë lokal dhe do të më afrohej për diçka… Në mënyrë që… ta vrisja”, ka theksuar Neeson.

Menjëherë pas këtij rrëfimi ndaj Liam Neeson kanë vërshuar komentet kritikuese në lidhje apektin racor që ai i ka dhënë kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN