Basha-Kurti: Kundër ndryshimit të kufijve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke ndare të njëjtin qëndrim kundër idesë së ndërrimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njofton zyra për media e PD, “Basha dhe Kurti ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e moscenimit të integritetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës dhe unitetin politik me të cilin Kosova duhet të përfaqësohet në këtë dialog”.

Nga ana tjetër, Basha vlerësoi Kurtin për qëndrimin ndaj kauzës së drejtë të studentëve e pedagogëve dhe protestës së tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN